Kosova
Kurti: Ende nuk e kam parë vendimin e Gjykatës Supreme
Lideri i Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë takimit me qytetarë në Prizren ka folur rreth vendimit të Gjykatës Supreme, të cilit ia pamundëson të kandidojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kurti ka deklaruar se ende nuk e ka parë vendimin e Supremes, por se sapo të arrijë në zyrat e partisë, do të dalë me deklarim, përcjell albinfo.ch.
Ai po ashtu kërkoi nga qytetarët që të dalin sa më shumë në zgjedhje, pasi beson se LVV do t’i fitojë 61 deputetë.
“Ne nuk e kemi këtë vendim, kur të na vijë në zyrën e VV-së, do ta trajtojmë dhe do të shohim se çfarë hapash do të ndërmarrim. Qytetari është mbreti i Republikës, Republika nuk mund të ketë sundimtar. Qeveria jonë do të jetë Qeveri, e cila i shërben qytetarit. Më 14 shkurt le ta kemi referendumin, i cili punët e mira të pranverës 2020 na i vazhdon. Dilni në zgjedhje secili, ama bash secili, sepse fitorja jonë quhet 61 deputetë”, ka thënë Kurti.
Ndërkohë, sot Gjykata Supreme ka njoftuar se ka pranuar pjesërisht ankesën e ushtruar nga Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me heqjen nga lista të pesë kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, është pranuar pjesërisht e themeltë nga kolegji i Gjykatës Supreme. Është ndryshuar pjesërisht vendimi i PZAP-së, Anr.17/2021, dhe vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Nr.244-2021, lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë, duke urdhëruar KQZ-në, që kandidatët për deputetë Liburn Aliu dhe Labinotë Demi- Murtezi, t’i përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë. Ndërkaq, është refuzuar pjesërisht e pabazuar ankesa e LVV-së, duke vërtetuar vendimin e PZAP-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme.
Tutje në njoftim thuhet se gjykata ka konstatuar se në lidhje me kandidatët për deputetë, Liburn Aliu dhe Labinotë Demi – Murtezi, PZAP ka bërë vlerësim të gabuar të afatit 3-vjeçar, duke e llogaritur ditën e shpalljes së zgjedhjeve më 6 janar 2021 si ditë përfundimtare për të vlerësuar afatin 3-vjeçar për përshtatshmërinë e kandidatëve, në kuptim të dispozitës së theksuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes