Integrimi
Kosovarët, më së paku natyralizohen me lindje, 90% e tyre këtë e bëjnë më vonë
65 për qind të personave me shtetësi të dyfishtë ju dha shtetësia zvicerane përmes natyralizimit, 35 përqindëshi tjetër e kishte atë që nga lindja
Në vitin 2019, një e pesta e popullsisë rezidente zvicerane mbi moshën moshës 15 vjeçare kishte shtetësi të dyfishtë. Si shtetësi e dytë pas asaj zvicerae, ajo italiane ishte më e shpeshta, ndërsa shtetësia franceze ishte e dyta
Për herë të tretë me radhë, numri i natyralizimeve është ulur, siç tregojnë shifrat e fundit nga Zyra Federale e Statistikave, shkruan sda.ch. 41,015 të huaj janë natyralizuan në vitin 2019, që është 3.2 për qind më pak se në vitin pararendës.
Veçanërisht ndjeshëm ka rënë numri i natyralizimeve të lehtësuara, transmeton albinfo.ch. Pasi përmes natyralizimit të lehtësuar për disa vite me radhë kishim rregullisht mbi 9,000 banorë që bëheshin zviceranë, në vitin 2019 pati vetëm 6314 të tillë.
Natyralizimi i thjeshtëzuar për të huajt e gjeneratës së tretë, i cili ka hyrë në fuqi në shkurt të vitit 2018, statistikisht mezi është vënë re.
65 për qind të personave me shtetësi të dyfishtë ju dha shtetësia zvicerane përmes natyralizimit, 35 përqindëshi tjetër e kishte atë që nga lindja.
Tek ata që kishin shtetësi franceze dhe zvicerane, shtetësia e fituar me lindje ishte në pothuajse 60 për qind të rasteve ndërsa tek italo-zviceranët në më shumë se 40 për qind, përcjell albinfo.ch. Situata ishte e ngjashme për dyshtetasit britaniko-zviceranë.
Më të rrallët nga të huajt që shtetësinë zvicerane e kanë fituar me lindje, janë kosovarët. Mbi 90 për qind e tyre shtetësinë zvicerane e kanë marrë përmes natyralizimit. Situata paraqitet e ngjashme edhe me shtetasit e Serbisë dhe ata të Maqedonisë së Veriut.
Shumica dërmuese e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë jetojnë në Gjenevë, ku ata përbëjnë pothuajse 50 për qind të të gjithë popullsisë. Pas Gjenevës por me një distancë të madhe, vjen Kantoni Vaud me 30 për qind dhe Ticino me rreth 28 %, përcjell albinfo.ch. Banorë me shtetësi të dyfishtë më së paku jetojnë në Uri dhe në Appenzell Innerrhoden, ku ata përbëjnë vetëm rreth 5 për qind të popullsisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes