Kosova
PZAP do të vendosë deri nesër për ankesat e partive politike
Paneli Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa pritet që deri nesër të marrë një vendim lidhur me ankesat e partive politike rreth procesit të certifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përcjell albinfo.ch.
Kështu tha kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-it, Mul Desku, shkruan KlanKosova.
“Apelet ende nuk janë vendosur dhe do te procedohen ne bazë të procedurave ligjore si dhe do te shqyrtohen dhe vendosen brenda afatit prej 72 orëve prej momentit te pranimit te këtyre apeleve, që i bie se vendimet do të merren deri nesër, më 26 janar 2021”.
Po ashtu, Desku tha se deri më tani janë dorëzuar nëntë ankesa nga subjektet politike, që lidhet kryesisht me moscertifikimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“1.Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) – Për shkak mos certifikimit të Listës së Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja; 2.Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) – Ka sjellë 3 (tre) apele, dy janë në emër të subjektit politik dhe njëra në emër të një Kandidatit për shkak të mos certifikimit të tij në listë nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. 3.PREBK, për shkak te mos certifikimit të një Kandidate nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. 4. Socialdemokratska Unija – Duda Balje, për shkak te ndodhjes se një Kandidate shqiptar ne listën e subjektit te saj. 5. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK-ja, Për shkak moscertifikimit të Listës se Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja. 6. Nisma Socialdemokrate-NISMA, Për shkak mos certifikimit të subjektit politik dhe Listës së Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja. 7. Lëvizja Vetëvendosje! Për shkak te moscertifikimit të Listës se Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes