Lajme
Kosovë: Pandemia la 60 mijë persona të papunë
Kosova nuk mund të ketë rimëkëmbje ekonomike vetëm me shpërndarje të buxhetit për kategoritë sociale dhe me një mbështetje të mangët për bizneset dhe punëtorët e afektuar nga pandemia COVID-19.
Kjo formë e mbështetjes është kritikuar nga njohësit e ekonomisë, të cilët kërkojnë nga kjo qeveri dhe ajo që vjen pas zgjedhjeve të 14 shkurtit një platformë serioze që reflekton me situatën reale nga goditja e pandemisë në shuarjen e mbi 60 mijë vendeve të punës, bankrotimin e mijëra bizneseve dhe humbjen e tregjeve.
Profesori universitar, Muhamet Sadiku, ka thënë se Qeveria ka bërë përpjekje të krijojë një program të rimëkëmbjes ekonomike, por siç thotë ai, në këtë program janë të përfshira vetëm burimet nacionale, derisa mungojnë edhe mjetet nga fondet e Komisionit Evropian, Bankës Botërore dhe të institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare.
“Qeveria e Kosovës ka siguruar nëpërmes sistemit të ri-shpërndarjes së buxhetit një asistencë sociale për disa grupacione, për disa shtresa të shoqërisë, mirëpo kjo është larg nga ajo që Kosova ka nevojë. Kosovës nuk i duhet një rimëkëmbje një vjeçare, por neve do të na duhet një rimëkëmbje ekonomike disa vjeçare për t’u kthyer Kosova në pozicionin ekonomik të para pandemisë duhet të kalojë një periudhë që duhet të shoqërohet me qeverisje efektive. Kjo është mënyra e vetme që Kosova të shkëputet nga kjo situatë shumë e pa volitshme e shoqëruar gjithnjë me humbjen e vendeve të punës, me bankrotimin e shumë bizneseve, me humbjen e tregjeve, dhe e tëra kjo do të ndikojë në një shtrëngim të Bruto Produktit Vendor të dhe shtrëngim financiar”, thotë Sadiku.
Sa i përket pritjeve nga zgjedhjet e parakohshme, profesori Sadiku po ashtu thekson se Kosovës i nevojitet një qeverisje më efikase dhe llogaridhënëse.
Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës OAK, Skënder Krasniqi, thotë se nëse edhe më tej nuk merren parasysh kërkesat e bizneseve, viti 2021 do të jetë edhe më vështirë në aspektin ekonomik.
“Në rast se vazhdohet me injorancën e kërkesave siç është vazhduar dhe ka ndodhur në 2020, gjendja do të jetë ekstrem më e rëndë se 2020-ta. Po shpresojmë që institucionet e Kosovës, të reja, por edhe këtë aktualisht deri në ndërrimin e tyre, do t’i kenë më shumë parasysh kërkesat e bizneseve, do të koordinohen më shumë me ne, në mënyrë që të përkrahet biznesi, të krijohet ofertë për t’i mbajtur vendet e punës, sepse kemi rënie drastike të numrit të punëtorëve, kemi rënie të të hyrave edhe të bizneseve, por edhe të shtetit, të cilat në mungesë të qarkullimit të bizneseve nuk paguajnë shtetin, por paguajnë aq sa kanë qarkullim”, thotë Krasniqi, shkruan kosovapress, përcjell Albinfo.ch.
Krasniqi po ashtu thotë se në tremujorin e dytë të vitit 2020, humbën punën mbi 60 mijë punëtorë, të cilët ende kanë mbetur pa mbështetje sikurse bizneset të cilat kanë pësuar nga pandemia Covid-19.
“Ndërkohë vetëm në tre mujorin e dytë të vitit të kaluar 60 mijë vende kanë mbetur pa punë, 60 mijë familje kanë mbetur pa të ardhura dhe asnjë cent nuk janë mbështet si të papunë. Pra, kjo është një goditje e rëndë që iu ka ndodhur qytetarëve, punëtorëve, familjeve, por edhe bizneseve të cilat e kanë shumë të vështirë në rast se nuk ka përkrahje të mbështeten dhe rimëkëmben nga goditja e rëndë e cila ka ndodhur”, ka thënë Krasniqi.
Kreu i OAK më tej thotë se duhet vullnet më madh institucional për zbatimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike në mbështetje të bizneseve dhe punëtorëve.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor