Kosova
Hoti nënshkroi Kontratë Kolektive për arsim me SBASHK-un
Sot në ambinetet e Qeverisë së Kosovës, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z.Avdullah Hoti, pas një takimi me përfaqësuesit e SBASHK-ut, të kryesuar nga Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se janë dakorduar për të gjitha çështjet në kuadër të Kontratës Kolektive për arsim, duke i saktësuar të gjitha aspektet kryesore të asaj kontrate, lidhur me themelimin e marrëdhënies se punës, avancimin, kriteret e punësimit, mënyrën e funksionimit, të drejtat e mësimdhënësve, saktësimin për kohën e punës dhe çështje të tjera me rëndësi, që derivojnë edhe nga Ligji i Punës, përcjell albinfo.ch.
“Falënderoj SBASHK-un për gatishmërinë e tyre që të bisedojmë dhe të kenë mirëkuptimin e nevojshëm për të arritur dakordim në disa aspekte që janë të ndjeshme të Kontratës Kolektive dhe që kanë implikime financiare për buxhetin e vendit”, tha kryeministri Hoti, duke sqaruar se kjo kontratë sot do të nënshkruhet ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe SBASHK-ut.
Po ashtu, kryeministri Hoti tha se, me përfaqësuesit e SBASHK-ut janë pajtuar që të punësuarve në arsimin para universitar t’u paguhet paga e 13-të duke filluar nga vitit 2023, bazuar në performancën e tyre.
“Kemi saktësuar po ashtu pagesën e shujtës ditore për mësimdhënësit dhe shpenzimet e transportit”, tha kryeministri Hoti.
Kryeministri Hoti, theksoi po ashtu se janë dakorduar që për shkak të orëve të shtuara të arsimtarëve, si pasojë e pandemisë, zbatimit të modaliteteve të ndryshme të arsimit, arsimtarëve t’u paguhen dy shtesa në pagë, njëra në fund të muajit shkurt dhe tjetra në fund të majit, në mënyrë lineare për të gjithë, në përputhje me mundësitë buxhetore.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes