Kosova
Mustafa: Askush s’mund ta trashëgojë rrugën që na e ka lënë presidenti Rugova
Pas homazheve tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se askush nuk mund ta trashëgojë rrugën që ua ka lënë presidenti, Ibrahim Rugova.
“Jam këtu po ashtu që të shpreh qëndrimin dhe përkushtimin e LDK-së që ta ndjekim rrugën që na e ka lënë trashëgimi presidenti, Ibrahim Rugova e askush s’mund ta trashëgoj këtë rrugë pos LDK-së e atyre që punojnë dhe veprojnë që vepra e tij të bëhet vepër e përhershme në Kosovë dhe jashtë saj”, ka thënë Mustafa.
Ai po ashtu tha se LDK-ja dhe Kosova e ndjejnë mungesën e figurës historike të presidentit, Ibrahim Rugova.
“T’i bëjmë nderime presidentit historik Ibrahim Rugova në 15 vjetorin e shkuarjes së tij në amshim. Edhe LDK si krejt Kosova e ndjejmë mungesën e një figure historike e cila dha kontribut të veçantë dhe të pariparueshëm për lirinë dhe demokracinë e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Mustafa.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes