Kosova
KQZ: Nuk jemi duke i thirrur aplikuesit nga diaspora me numra të fshehur
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas disa lajmeve nëpër rrjete sociale se mërgimtarët që po aplikojnë nga jashtë vendit po kontaktohen nga ky institucion përmes numrave të fshehur të telefonit.
Përmes një njoftimi, KQZ ka sqaruar se thirrjet bëhet me numra që kanë prefiksin e Republikës së Kosovës, +383 dhe se aplikuesve u shfaqet numri.
“Numrat, nga të cilat bëhen thirrjet për konfirmimin e aplikimeve, janë numra me prefix të Republikës së Kosovës, +383, dhe se aplikuesve u shfaqet numri, prandaj nuk qëndrojnë informacionet të cilat po qarkullojnë se aplikuesit po kontaktohen përmes numrave anonim”.
Ky është postimi i plotë i KQZ-së:
Postim i përditësuar:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon të gjithë aplikuesit që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit se ka filluar procesin e verifikimit të tyre duke i kontaktuar përmes telefonit.
KQZ po kontakton aplikuesit përmes telefonit dhe nga rreth 2000 persona të kontaktuar, në thirrjet e para të realizuara, mbi 75% e aplikuesve janë lajmëruar në telefon dhe janë konfirmuar aplikimet e tyre.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë të kontaktojë përsëri aplikuesit në mënyrë që t’iu mundësojë verifikimin e aplikimit të tyre.
Numrat nga të cilat bëhen thirrjet për konfirmimin e aplikimeve janë numra me prefix të Republikës së Kosovës, +383, dhe se aplikuesve u shfaqet numri, prandaj nuk qëndrojnë informacionet të cilat po qarkullojnë se aplikuesit po kontaktohen përmes numrave anonim.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes