Kosova
Sot, afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë
Sot është dita e fundit për subjektet politike që të dorëzojnë listat e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, të cilët pas certifikimit do të mund të garojnë për ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Duhet theksuar se deri më tani vetëm 10 subjekte politike, me gjithsej 210 kandidatë, kryesisht nga radhët e komuniteteve, kanë dorëzuar në KQZ aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje si dhe listën me emrat e kandidatëve për deputetë.
Pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ku konstatohet se personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vjetët e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet, KQZ-ja ka bërë të ditur se do t’i dërgojë listat me emrat e të gjithë kandidatëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGjK).
Gjithashtu, listat me emrat e kandidatëve për deputetë do t’iu dërgohen edhe në 5 institucione të tjera, përveç KGjK-së, pra në Ministri të Punëve të Brendshme, Ministri të Punëve të Jashtme, Ministri të Mbrojtjes, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Sipas Zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, listat me emrat e kandidatëve për deputetë do t’iu dërgohen këtyre institucioneve më së largu deri më 18 janar, ndërsa do të presin përgjigje deri më 20 janar.
“Nëse një kandidat nuk do të certifikohet nga KQZ, i njëjti do të mund të bëjë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe pastaj çështja mund të shkojë edhe në Gjykatën Supreme. I gjithë procesi i ankesave dhe vendimmarjes nga KQZ-ja planifikohet të përmbyllet deri më 31 janar. Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike është planifikuar të bëhet më 1 shkurt”, ka thënë Elezi për KosovaPress.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes