Kosova
Lista e Vjosa Osmanit garon së bashku me LVV-në
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, kanë zyrtarizuar marrëveshjen për listën e përbashkët garuese për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar se ai do të jetë kandidat për kryeministër, ndërsa Vjosa Osmani do të synojë postin e presidentes.
Po ashtu ata do të njoftojnë edhe për numrin e kandidatëve për deputet që Osmanit i janë bashkuar në iniciativën e saj “Guxo”.
Ndryshe, afati për aplikim të subjekteve politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit është deri të shtunën, më 16 janar, në orën 18:00.
Lëvizja Vetëvendosje deri tani nuk ka bërë koalicion parazgjedhor me asnjë nga subjektet politike.
Por në LVV thonë se janë treguar të hapur për bashkëpunim me disa figura të rëndësishme politike. Zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu, ka thënë për Telegrafin se tashmë ka një modalitet të bashkëpunimit të tillë me Alternativën e Mimoza Kusari-Lilës.
Ai ka shtuar se ngjashëm ka vullnet edhe gatishmëri për një bashkëpunim edhe me Vjosa Osmanin. “Ngjashëm ka një vullnet, disponim dhe gatishmëri, për një bashkëpunim edhe me znj. Osmani dhe nismën e saj, për çka ka një proces në zhvillim e tutje mbi formën apo modalitetin e konkretizimit të tij”, tha Kryeziu.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor