Fun
Harroi passwordin, rrezikon të humbasë 220 milionë dollarë në Bitcoin
Një programues kompjuterësh ka mbetur jashtë portofolit të tij dixhital me gati 220 milionë dollarë në Bitcoin dhe tani i kanë mbetur vetëm dy mundësi për të provuar fjalëkalimin, në të kundërt paratë do t’i bllokohen përjetësisht.
Gjermani Stefan Thomas, që tani jeton në San Francisco, i tha New York Times se në 2011, një fanatik i kriptomonedhës i pati dhuruar 7.002 Bitcoin, pasi ai kishte krijuar një video që shpjegonte se çfarë është saktësisht monedha virtuale, asokohe në fillesat e saj.
Por Stefan e humbi password-in, që njihet si çelësi dixhital të portofolit online dhe ndonëse ka provuar të gjithë kombinimet e veta të zakonshme, nuk ka mundur të hyjë dot më.
Gjatë kësaj, çmimi i kriptomonedhës ka mbërritur majat. “Shtrihem në shtrat dhe mendoj, por sa herë ulem në kompjuter me një strategji të re në mendje dhe ajo nuk funksionon, atëherë më pushton përsëri dëshpërimi”, shprehet Thomas.
Dhe nuk është i vetmi që i ndodh kjo, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Sipas New York Times, ka edhe të tjerë në situatën e tij që nuk mbajnë mend fjalëkalimet. Gazeta thotë se 18.5 milionë Bitcoin, që vlejnë aktualisht më shumë se 140 miliardë dollarë, gjenden aktualisht në portofolë të humbur apo të bllokuar virtualë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës