Kosova

Nisen për Austri dy qytetarët e lënduar në Ferizaj

Pas katër pacientëve që shkuan për trajtim në Turqi, sot edhe dy qytetarë të lënduar në Ferizaj u nisën për trajtim mjekësor në shtetin e Austrisë, shkruan albinfo.ch.

Kështu ka njoftuar ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, për nisjen e dy qytetarëve të lënduar në Austri.

Ai ka falënderuar ambasadorin austriak në Kosovë dhe ambasadorin e Kosovës në Austri, të cilët me përkushtim të madh kanë kontribuar që të gjendet mundësia dhe përkrahja që sa më parë të nisen dy qytetarët e lënduar për trajtim.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot dy qytetarët e lënduar në Ferizaj u nisën për trajtim mjekësor për Austri, falë përkrahjes dhe mbështetjes së këtij shteti mik.
E falënderoj ambasadorin austriak në Kosovë dhe ambasadorin e Kosovës në Austri, të cilët me përkushtim të madh, kanë kontribuar që të gjendet mundësia dhe përkrahja që sa më parë të nisen dy qytetarët e lënduar për trajtim.
Situata në të cilën ndodhet tërë bota, shkaku i pandemisë, është tepër e rëndë. Shtretërit e lirë dhe emergjencat tjera, janë të stërngarkuara nga pacientët, në tërë botën. Ishte shumë e vështirë të gjenden shtete që do të mund të hapnin dyert dhe të merrnin për trajtim dy pacientët tanë.
I falënderoj të gjitha familjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Përkushtimi ynë për çdo pacient do të vazhdojë!
Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz që qëndrojnë
Imazhi mund të përmbajë: aeroplane, qiell dhe jashtë
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe jashtë
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, njerëz që qëndrojnë, re, vija, living room, mjekër, screen, lule dhe bimë