Lajme

Qeveria e Zvicrës heq dorë nga shtrëngimi i mëtejmë i masave

Këshilli Federal do të rivlerësojë situatën sërish më 6 janar. Nëse variantet e reja të virusit vazhdojnë të përhapen, masat e mëtejshme nuk mund të përjashtohen

Siç ka bërë të ditur sot nga një komunikatë, Këshilli Federal ka kryer analizën e radhës të situatës aktuale epidemiologjike.

Kjo situatë mbetet shqetësuese për shkak të nivelit të lartë të infeksioneve dhe shfaqjes së dy varianteve të reja të virusit në Zvicër, thuhet më tutje në njoftim, shkruan srf.ch.

Por, megjithatë, sipas njoftimit të fundit, Këshilli Federal kishte arritur në përfundimin se masat e marra më 18 dhjetor 2020 (mbyllja e restoranteve, mjediseve kulturore, sportive dhe të kohës së lirë) janë të mjaftueshme dhe nuk kanë nevojë të forcohen, transmeton albinfo.ch.

Kriteret për një shtrëngim të mëtejmë, nuk janë përmbushur.

Këshilli Federal do të rivlerësojë situatën sërish më 6 janar. Nëse variantet e reja të virusit vazhdojnë të përhapen, masat e mëtejshme nuk mund të përjashtohen.