Lajme
“TOK”, për të prezantuar kulturën shqiptare në diasporë
”TOK me kulturën tonë”, do të mbahet sonte me 26 dhjetor virtualisht me muzikë dhe letërsi shqipe, shkruan albinfo.at
Aktivistë të shumë shoqatave dhe organizatave nëpër diasporë janë bashkuar nën ombrellën “TOK për kulturën tonë” për të prezantuar kulturën shqiptare anë e mbanë botës.
Shoqata “K” nga Vjena, “Ajo” nga Londra, “Marrja Zezë” nga Berlini, “URACult” nga Kölni, “Brezi Ynë” nga Cyrihu, “ODA” nga Hamburgu dhe Germin nga Prishtina/Tirana janë bërë “tok” për të përcjell nga vende të ndryshme të Evropës kulturën shqiptare.
“TOK është një iniciativë që synon të prezantoj artin dhe kulturën shqiptare anembanë botës. Kjo iniciativë një ditë do të jetë një platformë kulturore ndërkombëtare. Gjithmonë kur kemi qenë të bashkuar, kemi arritur gjëra të mira. TOK me shoqata, artistë, profesionistë, aktivistë, vullnetarë e të gjithë ata që e duan artin dhe kulturën tonë , mundemi të bëjmë më shumë për të. Botës i kemi treguar shumë pak për ne. Ka ardhur koha të bashkohemi e ndryshojmë diçka” thuhet në njoftimin e lëshuar nga përfaqësuesit e shoqatave, përcjell albinfo.at
”TOK me kulturën tonë”, do të mbahet sonte me 26 dhjetor virtualisht me muzikë dhe letërsi shqipe.
“Rrugëtimi i ynë i parë muzikor e letrar do të jetë virtual dhe do të na sjell në Tiranë, Cyrih, Vjenë, Köln, Hamburg, Londër, Berlin e Prishtinë. Në të ardhmen ky udhëtim do të vazhdoj me ju dhe pranë jush, në Tetovë, Stockholm, New York, Ankara, Ulqin, Toronto, Shkodër, Romë, Zagreb, Athinë e Prizren e kudo që jeni”, thuhet tutje në njoftim, transmeton albinfo.at
Në vijim sjellim programin e plotë që do të transmetohet sonte.
- Hyrja – Inva Mula (Soprano)
- Lexim – Jehona Jahaj (Poete) – Berlin
- Veprat: KeinManifest dhe AlbanischeAbsolution
- Pikë muzikorë – Vendim Thaçi (Kitarist) – Zürich
- Veprat: Allemande, Milonga del Angel, Prélude no.4 dhe Hot Club Français
- Lexim – Kasem Hoxha (Aktor) – Köln
- Veprat: Cigarja
- Pikë muzikorë – Anda Gjini (Flautiste), Aysem Bolukbasi (Piano) – Hamburg
- Veprat: Variacione Mbi Një Temë Popullore
- Pikë muzikorë dhe balet – Flaka Goranci (Mezzo Soprano), Enxhi Rroji (Pianiste), Laura Llozi (Violiniste), Margona Komani (Çelliste) dhe Eno Peçi (Koreograf dhe Balerin) – Vjenë
- Veprat: Kur Më Vjen Burri Nga Stani, Asaman Trëndafili Çelës, Lule Borë, Muzg dhe The Basic Of All Life
- Pikë muzikorë – Mjellma Istrefi (Kantautore), Shkumbin Istrefi (Kitarë) – Prishtinë
- Veprat: Deal ëith it, Choose you, Navajo, Una Nottea Napoli dhe CryMeaRiver
- Pikë muzikorë – Adhurim Demiri (Kantautor) – Tiranë
- Veprat: Zemër e Një Gruaje dhe MallBulevardi
- Pikë muzikorë – AJO, Vjollca Robelli-Mripa (Kantautore), Aurel Qirjo (Violinë), Christian Prior – piano, Harry Greene – Electric Guitar – Londër
- Veprat: Burrnesha, Besa, Ajo dhe Nëna
- Lexim – Mario Caliva (Regjisor) – Hora Arbëreshëvet
- Veprat: Qish
Për dizajnin e pllakatës është përkujdesur Anyla Berisha, kurse krijimi i videos është punuar nga Berat Hasani.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes