Kosova

Greqia, eksportuesi më i madh i naftës në Kosovë

Sipas statistikave, për nëntë muajt janar-nëntor, Kosova importoi mbi 600 milionë litra karburante me një rënie prej -5.2 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Thuhet se nga ky import i sivjetëm, 90 për qind ishte naftë, ndërsa 10 për qind benzinë. Furnizuesi kryesor mbetet Greqia. Çmimet për një litër karburant në Kosovë sillen në mes 0.88 centë deri në 1.00 euro, ku konsiderohen si më të lirat në regjion, përveç Maqedonisë së Veriut. Tutje, në buxhet, pandemia duke se ndikoi në rënien e të hyrave nga taksat në karburante për më shumë se 38 milionë euro.

Image

Këtë vit, në Kosovë u importuan mbi 60.8 milionë litra benzinë me vlerë doganore mbi 17.2 milionë euro dhe nga ky import i benzinës u grumbulluan rreth 30.3 milionë euro taksa, ku 76 për qind e këtyre taksave u volën nga akciza, ndërsa 24 për qind nga Tatimi në Vlerën e Shtuar (TVSH).

Përgjatë tre vjetëve të fundit, për nga sasia, mesatarisht u importuan 68.4 milionë litra/vit, ku sasia më e madhe e evidentuar ishte në vitin 2018, me mbi 72.2 milionë litra, ndërsa ajo më e vogël ishte sivjet me 60.8 milionë litra. Për tri vjet, importi i përgjithshëm i benzinës ishte më shumë se 205.1 milionë litra.

Për t`u rikthyer në këtë vit, më shumë se gjysma e importit të benzinës, sivjet u importua nga shteti i Greqisë apo 52 për qind, pastaj nga Rumania me 16 për qind, më pas renditen shtetet e tjera me përqindje më të vogël se 10 për qind. Në periudhën e njëjtë të vitit 2019, primatin e liderit për t’i shitur benzinë Kosovës e mbajti Greqia me një përqindje lehtësisë më të vogël apo 49 për qind, pastaj nga Maqedonia dhe Kroacia morën pjesë me një përqindje prej 17 për qind. Por dy vjet më parë, më 2018, liderin e eksportuesit të benzinës për në Kosovës e kishte Serbia, ku rreth 65 për qind e importit vinte kryesisht nga ky vend, duke e lënë kështu Greqinë në vendin e dytë me 16 për qind pjesëmarrje.