Tematike
Dr. Agron Abrashi: Gjithçka që duhet të dini për izolimin dhe karantinën
Në një intervistë për albinfo.ch dr. Agron Abrashi, me fjalor të kuptueshëm për të gjithë, sqaron gjithçka rreth Izolimit dhe karantinimit
Shqiptari i parë nga Kosova që ka hapur ordinancë mjekësore në Zvicër, dr. Agron Abrashi gëzon një njohje dhe respekt të gjerë nga komuniteti shqiptar këtu. Abrashi thotë se të gjithë personat që janë testuar pozitiv nga infeksioni me Covid-19, duhet të izolohen në shtëpi për 10 ditë duke llogaritur datën nga fillimi i paraqitjes së simptomave.
“Para se personi të lirohet nga izolimi duhet të jetë 48 orë pa simptoma (përveç lodhjes, molisjes që mund të zgjasë deri në disa muaj). Izolimi në shtëpi nënkupton mbylljen në dhomë të veçantë, banja e veçantë ose dezinfektimi i plotë pas përdorimit, ushqimi dhe pijet në enë të veçanta, çarçafët, dhe të gjitha gjërat që përdor i infektuari duhen të trajtohen ndaras nga ato të anëtarëve tjerë të familjes.”, tregon doktori me prejardhje nga Gjakova.
Shpesh janë përzier definicionet ndërmjet izolimit dhe karantinimit. Por doktori shqiptar në Zvicër ka një shpjegim të qartë.
“Të gjithë personat për të cilët dyshohet se janë të infektuar duke pasur kontakt të ngushtë* me personat e infektuar, d.m.th. të verifikuar përmes testimit pozitiv, duhet të qëndrojnë në Karantinë/Quarantenë (të mbyllur në shtëpi) për 10 ditë. Në këtë mënyrë ndërpritet zinxhiri i bartjes së infeksionit përmes personave të dyshimtë. Nëse këta persona nuk zhvillojnë kurrfarë simptomash brenda 10 ditësh, atëherë përfundon karantina”, tregon Abrashi
Kjo quhet dhe Karantinë/Quarantena e kontaktit, për ndryshim nga Karantina/Quarantena e Udhëtimit, që nënkupton të gjithë personat që kthehen në Zvicër pas qëndrimit në një shtet apo regjion me rrezik të lartë të infektimit nga Covid-19. Lista e shteteve ose regjioneve të tilla publikohet rregullisht nga organet federale të shëndetësisë së Zvicrës. Po ashtu duhet marrë parasysh edhe kërkesat për karantinë të shteteve të jashtme ku udhëtojnë banorët e Zvicrës.
Definicioni i kontaktit të ngushtë
“Nëse personi në fjalë ka pasur kontakt pa mbrojtje (pa maskë) më gjatë se 15 minuta, në një distancë më të vogël se 1,5 m, me një person të verifikuar pozitiv me infeksion. Një nga faktorët e rëndësishëm, është sasia (kuantiteti) i virusit që përcakton shkallën e infeksionit. Përhapja në ambient të hapur është 20-30 herë më e ulët.”
A duhen të testohen personat me infeksion Covid-19 pas lirimit nga izolimi 10 ditësh?
“Jo, ngase për shkak të antitrupave të krijuar, testi do të jetë prapë pozitiv.”, thotë doktor Abrashi dhe tregon kur duhet të bëhet testimi i serishëm. “Preferohet pas 5 ditësh nga fillimi i simptomave. Një person i infektuar mund ta bartë infeksionin nga dita e dytë deri në ditën e dhjetë të infektimit.”.
Nëse dikush ka simptoma, ose kontakt të ngushtë me personin e verifikuar me infeksion, duhet të futet në karantinë/quarantenë për 10 ditë, të bëjë testin pas 5 ditësh (tek mjeku shtëpiak apo në qendrën e testimit) nga dita e kontaktit. Pa marrë parasysh se a është testi negativ, nuk do të thotë se lirohen nga karantina/quarantena 10 ditëshe.
“Organet federale kanë mundësuar që personat në fjalë të lirohen nga puna në 5 ditët e para, dhe të marrin përsipër pagesën e testit për të gjithë personat që kanë simptoma, ose kanë pasur kontakt të ngushtë me personat me infeksion.
Doktori në këtë bashkëbisedim me albinfo.ch tregon po ashtu nëse duhen të vaksinohen personat që kanë qenë të infektuar me Covid -19.
“Po, ngase imuniteti pas infeksionit mund të zgjasë për një kohë të caktuar (disa muaj). Është vërejtur se sa më të rënda kanë qenë simptomat e infeksionit, aq më i gjatë është imuniteti. Tek personat asimptomatikë apo me simptoma të lehta, është konstatuar një rënee shumë e shpejtë e antitrupave kundër Covid-19 (brenda 2 muajsh).
Për të gjithë ata që u është thënë të qëndrojnë në karantinë ose në izolim shtëpiak: shumica e njerëzve të cilët zhvillojnë sëmundjen koronavirus (COVID-19) ndjejnë simptoma të lehta, por disa të tjerë mund të sëmuren rëndë.
Për këtë arsye, me izolimin apo karantinimin synohet ngadalësimi i përhapjes së infeksionit në të gjithë vendin. Disave u është kërkuar nga mjeku të qëndrojnë në shtëpi. Kushdo që është diagnostikuar me COVID-19 duhet të izolohet plotësisht nga njerëzit e tjerë përmes të ashtuquajturit “izolim shtëpiak”. Kushdo që nuk është diagnostikuar me COVID-19, por mund të jetë ekspozuar ndaj infeksionit, duhet të vendoset në “karantinë”. Personat që mbërrijnë në Norvegji nga shumë vende të tjera duhet gjithashtu të hyjnë në “karantinë”. Çka do të thotë “izolim shtëpiak”? Nëse mjeku ju ka thënë se keni COVID-19 ose nëse jeni në pritje të rezultatit të testit tuaj, duhet t’i shmangni të gjitha kontaktet me njerëzit e tjerë në mënyrë që të mos infektoni të tjerët. Izolimi shtëpiak nënkupton se ju duhet të izoloheni nga të gjithë, përfshirë edhe njerëzit me të cilët jetoni. Ju nuk duhet të dilni jashtë, duhet të qëndroni dhe të hani vetëm në dhomë, si dhe të mos i ndani peshqirët me të tjerët.
Florian Haçkaj shpjegon përmes videos përvojën e tij me virusin
Virus, Izolim apo karantinim janë këto fjalë që janë përmendur aq shumë gjatë pandemisë në vitin 2020 në të gjithë botën. Izolimin e kanë përjetuar të infektuarit me Covid-19 në Zvicër në mënyra të ndryshme, dikush lehtë e dikush rëndë. Më së keqi kaluan në izolim ata që nuk patën asnjë simptomë, por ishin pozitiv në testin e koronavirusit. Sakrifikuan lirinë e tyre që të mos mund të infektojnë njerëz të tjerë. Florian Haçkaj, një alpinist i njohur në Zvicër ishte prekur nga koronavirusi, por ja që ia doli me sukses ta tejkalojë duke respektuar me përpikëri kohën e izolimit. Për albinfo.ch menaxheri komercial i kibernetikës në rang botëror sjell përvojat dhe këshillat e tij personale nga të cilat mund të përfitojnë të gjithë ata që tashmë janë në izolim, të infektuar me virus.
Flori Haçkaj – VIDEO
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës