Kosova

Doblibare, me pamje mahnitëse në prag të Krishtlindjeve

Festat e fundvitit po priten me shumë gëzime, dekorime e drita delikate në gjithë Kosovën, pavarësisht pandemisë.

Meqenëse jemi në fund të vitit, patjetër që festat në këtë kohë janë të mirëseardhura, pavarësisht pandemisë. Qyteti i Gjakovës, më saktë fshatrat për rreth tij, pa dyshim që janë fashatrat më të dekoruara në gjithë Kosovën, shkruan albinfo.ch.

Në vigjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, fshati Pjetershan i Gjakovës edhe këtë vit mori ngjyrat më të bukura, derisa fshati është kthyer plot magji. Por jo vetëm kaq. Përveç këtij vendi, edhe një fshat tjetër tashmë që po reflekton plot festë e dashuri.

Është Famullia e Shën Mhillit në Doblibare që është stolisur për mrekulli, duke i dhënë edhe më shumë kuptim dhjetorit dhe vitit që thërret. /Albinfo.ch

Imazhi mund të përmbajë: natë dhe jashtë