Tematike
Kantonet dhe federata kapen në befasi nga miratimi i shpejtë i vaksinës
Federata dhe kantonet, deri para pak javësh e parashihnin vaksinimin të ndodhte nga pranvera, ka thënë Michael Jordi, sekretar i përgjithshëm i GDK
Sot, autoritetet përgjegjëse të Zvicrës janë miratuar vaksinën Pfizer-BioNTech kundër koronavirusit për përdorim në Zvicër.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Konferencës së Drejtorëve Kantonalë të Shëndetësisë (GDK), Michael Jordi, kantonet janë gjetur të befasuara nga shpejtësia me të cilën është miratuar vaksinimi, shkruan srf.ch.
Ai ka paralajmëruar për mediat në Bernë të shtunën se fushata e vaksinimit nuk do të shkojë shumë normalisht në fillim, trasnmeton albinfo.ch. Kantonet po përballen me sfida të mëdha logjistike.
Federata dhe kantonet, deri para pak javësh e parashihnin vaksinimin të ndodhte nga pranvera, ka thënë Jordi. Prandaj, kantonet tani duhet përshpejtojnë përgatitjet.
Miratimi i vaksinimit ishte një moment i rëndësishëm në përballimin e pandemisë. Por ka ende shumë punë për të bërë.
Organizimi i vaksinimeve në kantone është një “sfidë e madhe”, ka thënë më tutje Jordi, përcjell albinfo.ch. Ata që janë të përfshirë në këtë proces tashmë janë duke punuar “në zonën e kuqe”.
Logjistika në lidhje me vaksinën nuk është punë e lehtë. Vaksina sillet këtu në gjendje shumë të ftohtë dhe më pas duhet të paketohet për shpërndarje të imët dhe të injektohet te njerëzit brenda pak ditësh.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës