Kosova
Vjosa Osmani takohet me Lulzim Bashën
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e tretë të vizitës së saj në Shqipëri është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas takimit Basha dhe Osmani mbajtën një deklaratë të përbashkët për mediat, ku Basha tha se është i domosdoshëm një qëndrim i unifikuar mes Tiranës dhe Prishtinës në arenën ndërkombëtare për gjithçka që lidhet me Kosovën.
“Dua të shpreh zotimin tim dhe të Partisë Demokratike të Shqipërisë se pas 25 prillit do te ketë një ndryshim rrënjësor të qasjes së Tiranës në mbështetje të institucioneve të Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve mes dy vendeve në rrafsh të parë. Në themel të ekzistencës sonë ka qëndruar gjithmonë çështja kombëtare. Kemi bërë gjithçka për pavarësimin dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës”, tha Basha.
Më tej gjatë fjalës së tij, Basha, duke folur për krimet e Serbisë në Kosovë, u zotua se Kuvendi i ri i Shqipërisë do të votojë rezolutën për të dënuar gjenocidin serb ne Kosovë.
“Ne nuk mund të lejojmë që vlerat dhe parimet për të cilat u ngritën bijtë dhe bijat e Kosovës dhe u flijuan më të mirët e kombit tonë, për të cilat patëm mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Bashkimi Evropian (BE) dhe NATO të nëpërkëmben nga ata, të cilët vazhdojnë të venerojnë agresorin që shkaktoi kaq shumë vuajtje, humbje jetësh dhe gjak gjatë gjenocidit e viteve 1998-1999 në Kosovë. Në këtë kuadër do të vazhdojmë të mbështesim fuqimisht dialogun Serbi-Kosovë, ku pa diskutim qëllimi final duhet të jetë njohja e ndërsjellë e dy shteteve, për të përfunduar një kapitull të dhimbshëm dhe për të hapur rrugën e stabilitetit demokratik dhe integrimit evropian të të gjitha shoqërive tona, që është dhe aspiratë e çdo qytetari të Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit”, deklaroi Basha.
“Shqipëria të dënojë gjenocidin serb në Kosovë përmes një rezolute”
Ndërsa ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës Vjosa Osmani, në fjalën e saj u shpreh se Shqipëria dhe Kosova duhet të punojnë bashkë në shumë drejtime.
“Si Kryetare e Kuvendit dhe ushtruese e detyrës së Presidentit të Kosovës është detyrë imja parësore që të kërkoj bashkëpunimin e sinqertë ndërmjet dy republikave, të Shqipërisë dhe Kosovës, një bashkëpunim të pa ekuivok që në asnjë moment nuk duhet të kishte barriera apo keqkuptime.
Duhet të punojmë të gjithë bashkë, sepse mbi të gjithë jemi shqiptarë. Të punojmë bashkë që flamuri i Kosovës dhe Shqipërisë të valviten krah njëri-tjetrit në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Vërtet i kemi dy flamuj, jemi dy shtete sovrane dhe të pavarura, por jemi një shpirt i pamposhtur. Kështu duhet të veprojmë mes njëri-tjetrit dhe përpara syve të botës”, deklaroi Osmani.
Më tej gjatë fjalës së saj, Osmani tha se kërkesa e Kosovës ndaj Shqipërisë është që Shqipëria të jetë shteti i dytë që dënon gjenocidin serb në Kosovë, përmes një rezolute.
“Ne kërkojmë që të dënohet gjenocidi serb në Kosovë me anë të një rezolute. Duhet të dënojmë krimin serb, pa asnjë vonesë dhe pikëpyetje. Nuk ka pikëpyetje që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Serbia nuk ka dashur vetëm spastrim etnik, por synimi serb ka qenë që të shfarosë një popull të tërë nga faqja e dheut. Ne sot jemi këtu ku jemi, për shkak të luftës së drejtë që ka bërë UÇK-së dhe për shkak të aleancave të fuqishme që kemi ndërtuar dhe për shkak se Shqipëria na ka qëndruar në krah në këto momente të vështira. Tendenca e Serbisë dhe aleatët e saj që të ndryshojnë të vërtetën para syve tanë është tani më e fuqishme se kurrë. Pa e njohur të vërtetën dhe pa pasur drejtësi, asnjë nga shtete e Ballkanit Perëndimor nuk do të mund të ecë përpara dhe nuk do të mund të kemi paqe dhe stabilitet në rajon”, u shpreh Osmani.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi takime me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryeministrin Edi Rama.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor