Lajme

Zvicra, ndër vendet më të mira për t’u rikuperuar nga kriza Covid-19

Vendi Alpin ka dalë mirë në disa nga treguesit e përdorur në një raport të WEF të lëshuar të mërkurën në Gjenevë

Zvicra është ndër vendet e ‘pajisura’ më mirë për t’u bërë ballë efekteve të pandemisë globale, megjithëse asnjë komb nuk ka dalë i padëmtuar, sipas Forumit Ekonomik Botëror (WEF), shkruan swissinfo.ch.

Vendi Alpin ka dalë mirë në disa nga treguesit e përdorur në një raport të WEF të lëshuar të mërkurën në Gjenevë. Zëvendësimi i Indeksit të tij të zakonshëm vjetor Global të Konkurrencës, raporti i WEF mbi “sesi vendet po ecin në rrugën e rimëkëmbjes” shikon “se si ekonomitë duhet të mendojnë për ringjalljen dhe transformimin përderisa rimëkëmben dhe ridizajnojnë sistemet e tyre ekonomike për të rritur zhvillimin njerëzor dhe pajtueshmërinë me mjedis”.

Zvicra vjen e treta nga 40 vende për cilësinë e institucioneve publike dhe për politikat e punës dhe mbrojtjen sociale që mund ta ndihmojnë atë të përballet me sfida të reja. Gjithashtu është midis atyre që përgatiten më së miri për një ekonomi dixhitale që lehtëson punën, sipas raportit, i cili bazohet në një sondazh të drejtuesve të biznesit. Një faktor tjetër plus, sipas WEF, është se Zvicra ka pasur sukses në planifikimin dhe aktivizimin e politikave shëndetësore, fiskale dhe sociale që kanë ndihmuar në zbutjen më të mirë të efekteve të krizës, përcjell tutje albinfo.ch.