Kosova
Engel: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën
Engel: Administrata Biden t’i rikrijojë marrëdhëniet me Kosovën në kushtet e saj
Ekspertë të Ballkanit i bëjnë thirrje administratës së ardhshme të drejtuar nga Joe Biden që të shtojnë vëmendjen ndaj Ballkanit dhe të bashkëpunojnë me Bashkimin Evropian për të zgjidhur problemet e mbetura në rajon.Ballkani ishte në qendër të një seance të Komisionit të Jashtëm të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan. Kjo ishte edhe seanca e fundit për rajonin që drejtohej nga Kryetari i Komisionit, Eliot Engel që i ka kushtuar vëmendje Ballkanit për dekada me radhë.Anëtarë të Kongresit amerikan, ish-zyrtarë dhe ekspertë të Ballkanit e vunë theksin tek sfidat e përbashkëta të rajonit dhe nevojën e angazhimit amerikan.
Kryetari i Komisionit, demokrati Eliot Engel tha se Ballkani ka shënuar përparim, përfshirë në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë.
“Megjithëse kemi bërë aq shumë, ende mbeten çështje të pambyllura jo vetëm në ato dy vende, por në të gjithë rajonin, gjë që kërkon udhëheqjen amerikane dhe bashkëpunim më të ngushtë me partnerët tanë evropianë”, tha Engel.
Një nga këto çështje është marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë dhe Kongresmeni Engel thotë se në thelb të saj është njohja e Kosovës.
“Ç’ka është më e rëndësishmja është që Serbia duhet të shohë përpara. Kosova është e pavarur. Nuk kthehet më kurrë. Sinqerisht, bllokimi i njohjes së Kosovës nga vende të botës dhe i anëtarësimit të saj në Kombet e Bashkuara,veçse pengon Serbinë sepse kërkesa e saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian nuk do të miratohet derisa të njohë Kosovën”, tha Engel.
Ndërsa Engel theksoi se të gjithë ata që kanë kryer krime ndaj luftës duhet të dënohen, ai shtoi se Serbia nuk po mbahet përgjegjëse.
Po ashtu, ai ishte mjaft kritik për administratën aktuale të presidentit Donald Trump dhe tha se disa nga veprimet e kësaj administrate kanë qenë “faktor kontribuues në rënien e Qeverisë së Kosovës, jo shumë kohë më parë”.
“Këto gjëra duhet të ndalen dhe unë shpresoj se administrata e zgjedhur e Joe Bidenit do t’i rikrijojë marrëdhëniet tona me Kosovën, në kushtet e saj”, theksoi Engel.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor