Lajme

Zvicra ka numër rekord të vaksinave të gripit

Sezoni zviceran i gripit fillon në janar; furnizimet me vaksina mund të mbulojnë gati një të katërtën e popullsisë, transmeton albinfo.ch.

Gati dy milionë vaksina të gripit janë në dispozicion në Zvicër këtë vit. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH), këtë vit ka gjithashtu një kërkesë dukshëm më të lartë.

Zvicra, e cila ka një popullsi prej 8.5 milionë, porositi 1.95 milionë doza të vaksinës së gripit këtë vit. Vitin e kaluar shifra ishte 1.18 milionë; më 2018 ishte 1.13 milionë.

Asnjë virus i gripit sezonal nuk po qarkullon aktualisht; epidemia e gripit zviceran zakonisht nuk fillon deri në janar. Ata që duan të vaksinohenm, duhet ta bëjnë këtë paraprakisht.

Zyra shëndetësore raporton se dozat e vaksinave të gripit të këtij viti po shpërndahen për një periudhë më të gjatë kohore. Si rezultat, mund të ketë mungesa të përkohshme lokale për shkak të kërkesës së lartë në Zvicër dhe në gjithë Evropën.

Për shembull, kantoni Ticino në Zvicrën jugore mbaroi grupin e tij të parë tashmë në fund të tetorit. Sipas FOPH, rimbushjet mbërritën në të gjithë vendin në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit.

Zyrtarët shëndetësorë zviceranë rekomandojnë vaksinimin e gripit për njerëzit me rrezik të lartë të ndërlikimeve dhe kontaktet e tyre të ngushta. Të tjerët që duan të mbrohen nga gripi gjithashtu mund të vaksinohen. Edhe nëse bëhet në dhjetor, ka ende mjaft kohë që sistemi imunitar i trupit të krijojë mbrojtje.

FOPH gjithashtu konfirmoi se disa raste të infeksioneve të njëkohshme të gripit dhe Covid-19 janë vërejtur ndërkombëtarisht. Sidoqoftë, ende nuk dihet se sa të shpeshta janë këto raste. Raste serioze janë regjistruar në spitalet në Zvicër.