Kosova
Rrëfim interesant, shqiptari kujdeset për fqinjen e moshuar serbe
Një e moshuar, e quajtur Blagica Diçiq, 92 vjeç, me shëndet të dobët, është e vetmja banore e një fshati të largët të pakicës serbe në malet e Kosovës lindore që është braktisur nga të gjithë banorët e tjerë – përfshirë fëmijët e saj, përcjell albinfo.ch.
Djali i madh i saj, i quajtur Gjorgje është zhvendosur në kryeqytetin e Serbisë, Beograd dhe nuk ka vend për të. Ajo nuk mund të kujtohet se kur u takuan për herë të fundit.
Ndërkohë djali i vogël, Sllobodani, jeton në shtëpitë e siguruara nga këshilli në qytetin afër Kamenicës me gruan e tij të paralizuar. Ai rrallë e viziton të moshuarën.
Por ajo ndjen se e ka një djalë të tretë. E gjitha është edhe më e jashtëzakonshme sepse Fadil Rama, 54 vjeç, vjen nga ana tjetër e ndarjes së hidhur etnike të Kosovës, duke qenë një anëtar i shumicës shqiptare të Kosovës.
“Unë i kam tre djem, jo dy”, thotë ajo, e shtrirë në shtrat me dy batanije për t’u mbuluar në shtëpinë e saj të vogël në fshatin Vaganesh, 45 kilometra (30 milje) në lindje të kryeqytetit, Prishtinës.
“Fadili është tjetri, duke më sjellë ushqim dhe duke u kujdesur për mua”, thotë ajo, mbështetur në njërin bërryl ndërsa e përkëdhel Ramën, i cili jeton më pak se një milje larg në fshatin shqiptar Strezovc.
Deri në fillim të nëntorit, Diçiq gëzonte shëndet të mirë, por tani është dobësuar dhe ka vështirësi të qëndrojë në këmbë. Akoma, ajo nuk pranon të largohet nga shtëpia e saj e shkatërruar dykatëshe, duke mbijetuar me një pension mujor prej 60 eurosh (71 dollarë) dhe pa asnjë mbështetje tjetër zyrtare.
Është një nga rreth 50 shtëpi të ndërtuara me gurë dhe dru që ngadalë po shemben nga neglizhenca.
Para luftës 1998-1999, më shumë se 200 njerëz jetonin atje. Tani ata janë larguar, i fundit ishte djali i Diçiq, Sllobodani, kur gruaja e tij u sëmur tre vjet më parë.
Lufta në ish-provincën serbe vrau më shumë se 10,000 persona – kryesisht shqiptarë etnikë – dhe përfundoi pasi një fushatë bombardimesh e NATO-s e detyroi Serbinë t’i tërhiqte forcat e saj që po luftonin me kryengritjen etnike shqiptare.
Kombet e Bashkuara drejtuan territorin për nëntë vjet para se Kosova të shpallte pavarësinë, të cilën Serbia nuk e njeh. Marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës mbeten të tensionuara.
Rama, i cili ka një dyqan të vogël ushqimesh, e ka njohur Diçiqin që kur ishte djalë dhe ajo gjithnjë kishte një dhuratë ëmbëlsirash për fëmijët e Strezovcit, madje edhe gjatë luftimeve.
“Ajo ka qenë një grua kaq e mirë para, gjatë dhe pas luftës dhe na ka trajtuar si fëmijët e saj”, tha ai. “Kur mësova se ajo mbeti vetëm, u ndjeva shumë keq dhe mendova të paguaja punët e saj të mira”.
“Politika e Beogradit apo edhe e Prishtinës nuk kanë interes për ne sepse ne gjithmonë kemi mbështetur njëri-tjetrin”, tha Rama.
Që nga shpërthimi i koronavirusit në mars, Rama e ka vizituar atë dy herë në javë, duke i sjellë ushqim.
Ai e pastron dhomën e saj sa më mirë që mundet, e ndezë sobën dhe ulet të gatuajë për të.
Rama tha se nuk sheh asgjë të çuditshme për ta ndihmuar një të moshuar, një serbe të krishtere ortodokse. Bashkëfshatarët e tij pajtohen me të.
“Pse? Për ta ndihmuar një zonjë të vjetër? Një serbe? Edhe çfarë?” dy burra në Strezovce u përgjigjën njëzëri. “Mirë për të”.
Që nga lufta, Vaganeshi nuk ka pasur ujë të pijshëm. Diçiq shkonte në Strezovce për ujë dhe furnizime thelbësore, por tani ajo është shumë e dobët fizikisht.
Rama thotë se barinjtë lokalë që dëgjuan se ai po e ndihmonte atë e kishin ndjekur shembullin e tij, duke e vizituar Diçiqin rregullisht “për të parë se si është dhe për t’i sjellë ujë ose ndonjë gjë tjetër”.
Ai ia ka dhënë fjalën djalit të Diçiqit, Sllobodanit, se ai do të kujdeset për të “deri në minutën e fundit të jetës (së saj) me gjithçka që kam”.
“Unë kurrë nuk do ta lë atë vetëm”, tha Rama.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor