Kosova

Pjetërshani, fshati përrallor më i stolisuri në Kosovë

Magjia e fshatit Pjetërshan, gati për festat e fundvitit

Fshati Pjetërshtan, i cili gjendet pak kilometra larg Gjakovës, çdo fundvit dekorohet dhe kthehet në një pamje magjike që ka marrë edhe vëmendjen e mediave botërore.

Fillimi i muajit dhjetor shoqërohet edhe me ndriçimin e dritave në shenjë të festave të fundvitit. Fshati Pjetërshan ka marrë pamjen më të bukur në vigjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Ndriçimi dhe rregullimi i fshatit tashmë është bërë një traditë nga banorët e saj dhe po konsiderohet si fshati më i dekoruar në gjithë Kosovën.

Këtë vit banorët stolisën dhe i dhanë magji vendit të tyre, duke e dekoruar e veshur me drita shumëngjyrëshe, përcjell albinfo.ch.

Fotografia e Gjonson Simoni

Fotografia e Gjonson Simoni

Fotografia e Gjonson Simoni

Fotografia e Gjonson Simoni

Fotografia e Besim Ndau

Fotografia e Besim Ndau

Fotografia e Besim Ndau

Fotografia e Besim Ndau