Lajme
“Forbes”: Biznesmeni shqiptaro-amerikan, storie suksesi për vitin 2020
Është bërë e ditur se revista e njohur amerikane e biznesit, “Forbes”, ka renditur biznesmenin shqiptaro-amerikan, Premtim Gjonbalaj, në listën “30 Nën 30” për vitin 2021, transmeton albinfo.ch.
Kjo listë përfshin 30 të rinj të suksesshëm në fushën e biznesit dhe industrisë pa mbushur moshën 30-vjeçare.
Duhet theksuar se Premtimi është lindur dhe rritur në Bruklin nga prindër emigrantë shqiptarë. Në moshën 19-vjeçare Gjonbalaj hapi restorantin e tij të parë të vendosur brenda një hoteli të madh, në New York City.
Revista Forbes i ka kushtuar një shkrim shqiptaro-amerikanit Premtim Gjonbalaj dhe firmës së tij Butler Hospitality që shërben si “kuzhinë fantazmë” e disa prej hoteleve më të famshme në New York e përtej.
Premtimi ishte vetëm 23-vjeçar kur si menaxhues i një restoranti i kishte shkuar mendja për një zgjidhje të një problemi që prej dekadash tmerronte industrinë e mikpritjes njujorkeze, e mbase edhe atë botërore.
Është sa e thjeshtë, aq edhe e pabesueshme që nuk e ka menduar e realizuar dikush më parë si çdo ide tjetër gjeniale.
Që një hotel të ketë një numër të repektueshëm yjesh, ai duhet të ofrojë edhe shërbim ushqimi në dhomë. Kjo ka qenë një traditë e vjetër e hoteleve, po që dalëngadalë ka humbur frekuencën e dikurshme. Njerëzit gjithnjë e më shumë filluan të preferojnë restorantet sesa të ngrënë në dhomën luksoze. Hotelet e vogla e të parëndësishme hoqën dorë, por ato me emër nuk mundën. Oferta e ushqimit mbetej në letër, ndonëse shpesh shkonte dëm duke sjellë humbje të mëdha financiare.
Me një intuitë dhe shpirt nismëtar, ai krijoi diçka të re në qytetin ku duket sikur është zbuluar gjithçka që mund të zbulohej, mirëpo ku vazhdimisht habitesh me fantazinë e shpirtin praktik të njerëzve. Premtim Gjonbalaj është një nga heronjtë e kësaj bote gjithmonë të re.
(Për kuriozitet shkrimin e revistës Forbes mund ta lexoni këtu: https://www.forbes.com/sites/igorbosilkovski/2020/07/14/meet-the-entrepreneur-whose-ghost-kitchen-for-hotels-just-raised-15-million-at-an-85-million-valuation)
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes