Kosova
Histori inspiruese e Elbenita Kajtazit: Dikur shiste qumësht, sot një soprano e famshme
Sopranoja shqiptare nga Kosova, Elbenita Kajtazi, e cila jeton në Gjermani, çdoherë e më shumë është duke u bërë pjesë e eventeve botërore duke interpretuar në skenat më prestigjioze operistike, transmeton albinfo.ch.
Ajo së fundi në profilin e saj Facebook ka shkruar për jetën e saj, duke rrëfyer pa hezituar historinë e saj kur ishte në Kosovë.
Elbenita ishte vetëm 9-vjeçare në vitin 1999, atëherë kur lufta kishte arrit në kulmin e saj.
Elbenita me një shishe qumësht në dorë është fotografia që një shok i fëmijërisë i ka dërguar mbrëmë Elbenites, e kjo e ka emocionuar pafund sopranon dhe e ka kthyer në kohë. Prapa kësaj fotografia fshihet një histori inspiruese, të cilën ajo ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e saj në Facebook.
Postimi i plotë:
Kjo jam unë me një shishe qumësht shumë të shijshëm në duar pesë muaj pas luftës në Mitrovicë-Kosovë, më 26.10.1999 në 08:09 të mëngjesit!
Do t’u tregoj të gjithëve një histori të vogël. Para luftës ne kishim dy lopë të bukura dhe shisnim qumësht në lagje, sepse dy lopët e mia të bukura kishin qumështin më të mirë që ekziston, dhe unë isha fëmija që ua shpërndaja qumështin fqinjëve tanë.
Gjatë luftës ne ishim refugjatë në Shqipëri dhe natyrisht duhej të linim gjithçka që kishim pas, edhe dy lopët e mia të bukura që aq shumë i doja! I pashë për herë të fundit kur u larguam nga shtëpia dhe mendova se nuk do t’i shoh më kurrë, por unë dhe gjyshja ime i kërkonim kur u kthyem nga Shqipëria dhe kur lufta kishte mbaruar.
Edhe sot që tregoj këtë histori nuk mund të besoj se i gjetëm! Unë isha fëmija më i lumtur në tokë kur i gjetëm, kujtoj se u hodha lart nga lumturia! Pas luftës, puna ime e vjetër u kthye, unë vazhdoja të jem vajza që shpërndanë qumështin dhe e doja punën time!
Kur një shok më dërgoi këtë fotografi mbrëmë, unë qava shumë, u emocionova shumë dhe kujtova kohën e saktë dhe ditën dhe gjithçka që ndodhi atë ditë! Ishte një pamje shumë e bukur për ta parë, për të më bërë gjithmonë të kujtoj se nga vij dhe të jem krenare për faktin se në të kaluarën isha një vajzë me ëndrra shumë të mëdha dhe gjithashtu kisha një punë për të shpërndarë qumësht dhe fituar para për të ndihmuar familjen time me atë punë, si një fëmijë 9 vjeç! Kush mendonte se do të bëhesha këngëtare e Operas… atëherë nuk kisha ide se çfarë ishte opera, më besoni!
Ermonela Jaho më tha një ditë se “asgjë nuk është e pamundur në këtë botë, dhe ju mund të arrini çdo ëndërr që keni”. Unë ende besoj në atë që ajo më tha dhe unë ende shikoj deri në ato fjalë! #kosovogirl me shumë ëndrra.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor