Kosova
Kosovë, masat mbeten në fuqi
Gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor në Kosovë do të përfundojë më 18 dhjetor, ndërsa ai i dyti do të fillojë në 18 janar, deklaroi kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin e pandemisë së COVID-19.
Ai tha se kompensimi i orëve të humbura do të bëhet gjatë pushimeve pranverore. Kryeministri u shpreh se situata me pandeminë në Kosovë është mjaft serioze, por nën kontroll.
Pas takimit të Komitetit, Hoti tha se nuk do të ketë masa shtesë, por do të vazhdojnë të mbeten në fuqi kufizimet aktuale. Rreth dy javë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke kufizuar lëvizjen e lirë në disa komuna nga ora 19:00 e deri në 05:00 të mëngjesit.
“Në bazë të vlerësimit të institucioneve kemi vendosur nën kontroll zgjerimin më tutje të pandemisë”, tha kryeministri. Sipas Hotit megjithatë Kosova do të vendosë disa masa të reja për festat e fundvitit, për të cilat do të vendoset nga ana e institucioneve të Kosovës në ditët në vijim. Të martën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 10 viktima dhe 521 infektime te reja nga koronavirusi.
Po ashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 40.117, nga 145.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.026 raste të vdekjes.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor