Lajme
Covid prek edhe industritë specifike në Evropë
Në disa vende, si në Danimarkë, industria e leshit dhe e gëzofit është prekur rëndë, duke shkaktuar humbje milionëshe.
Industria e leshit në Europë është përsëri në qendër të vëmendjes, pasi Danimarka ka eliminuar masivisht miliona ‘nuselale’, pas shpërthimit të koronavirusit në vend.
Më parë në nëntor, kryeministri Mette Frederiksen njoftoi se i gjithë soji i këtyre nuselaleve do të therej. Danimarka është prodhuesi më i madh në botë i nuselaleve, me deri në 17 milionë, ndërsa COVID – 19 ka prekur një të katërtën e 1 mijë fermave në vend.
Qeveritarët shprehen se ky “rezervuar” i sëmundjes përbën një rrezik të madh shëndetësor për njerëzit dhe shqetësohen nga mutacionet e zbuluara në llojet e virusit, të lidhura me nuselalet, të cilat mund të rrezikonin një vaksinë të ardhshme, shkruan BBC, përcjell Albinfo.ch.
Por, nga ana tjetër, imazhet e varreve masive të nuselaleve dhe fermerët në lot u shoqëruan me protesta, pasi qeveria pranoi që urdhri i saj nuk kishte asnjë bazë ligjore. Ministri i Bujqësisë ka dhënë dorëheqjen. Të shtunën, qindra traktorë u drejtuan në Kopenhagën për të protestuar në lidhje me mënyrën se si u vendos të zgjidhej kjo krizë.
Ndalimi që u bë për kultivimin e nuselaleve deri më 2022, tani ka “tërheqjen” parlamentare, por megjithatë negociatat po zvarriten. Autoritetet thonë se të 288 tufat e infektuara janë vrarë dhe kanë eliminuar afërsisht 10 milionë kafshë të infektuara. Besohet se shumica e nuselaleve të shëndetshme u vranë po ashtu. Në pak kohë, industria e leshit të Danimarkës është zhdukur pothuajse. Rreth 6.000 vende pune janë në rrezik.
Shtëpia më e madhe në botë e gëzofëve, “Kopenhagen Fur”, ka njoftuar gjithashtu një “mbyllje të kontrolluar” për dy deri në tre vjet.
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor