Lajme

BE, 47.5 miliardë euro për rimëkëmbjen ekonomike

Eurodeputetët dhe vendet anëtare arritën një marrëveshje paraprake për rritjen e ndihmës strukturore të BE-së për rajonet që përballen me pandeminë me 47,5 miliardë euro gjatë dy vjetëve të ardhshme, njoftoi sot Parlamenti Evropian.

“Ky financim i ri do të vihet në dispozicion përmes fondeve strukturore të BE-së, me 37,5 miliardë euro të alokuara për 2021 dhe 10 miliardë për 2022″, bën të ditur Parlamenti Evropian, raporton AFP, përcjell Albinfo.ch.