Lajme
Hungaria dhe Polonia ‘bllokojnë’ buxhetin e BE-së
Hungaria dhe Polonia kanë bllokuar miratimin e buxhetit afatgjatë të Bashkimit Evropian, për shkak të një mekanizmi të ri, që do të lidhte financimin me sundimin e ligjit.
Po ashtu është bllokuar edhe një pako e rimëkëmbjes nga koronavirusi, në vlerë prej 750 miliardë eurosh, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch.
Të dyja shtetet dolën kundër buxhetit të ardhshëm 7-vjeçar të BE-së në vlerë 1.8 trilion dollarë si dhe kundër planit të rimëkëmbjes nga koronavirusi, duke e zhytur bllokun në krizë politike.
Qeveritë e krahut të djathtë në Varshavë dhe Budapest me vendosmëri e kanë kundërshtuar këtë mekanizëm, që sipas tyre mund të bëjë të humbasin paratë e BE-së, nëse vazhdohet me politika që nga ta shihen si ‘prishje e standardeve demokratike’.
Zyrtarët e BE-së këmbëngulin në mekanizmin e ri që do të lidhte sundimin e ligjit me financimin, në mënyrë që të ketë një mjet për t’ u përdorur kundër qeverive të kryeministrit Mateusz Morawicki të Polonisë dhe Viktor Orban të Hungarisë.
Të dy kryeministrat akuzohen nga BE-ja për pengimin të gjyqësorit dhe cenim të lirisë së medias.
Përveç kësaj, qeveria e Viktor Orban përballet me kritika për stigmatizimin e organizatave joqeveritare që promovojnë liritë civile dhe po ashtu për pretendimet për keqpërdorime të fondeve të BE-së, për të pasuruar aleatët e tij politikë.
Për buxhetin e ardhshëm vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord javën e kaluar, pas disa muajsh negociata të vështira.
Marrëveshja për buxhetin 2021-2027 erdhi pas samitit të korrikut, ku edhe ishte paraparë shuma prej 750 miliardë euro për dalje nga kriza e koronavirusit.
Synohej që ky buxhet të hynte në fuqi më 1 janar 2021.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor