Kosova

Kosova sot përballet me Slloveninë

Është bërë e ditur se përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte nga ora 20:45 do ta ketë një ndeshje tejet të rëndësishme ku përballet me Slloveninë në Lubjanë.

“Dardanët”, të cilët po kalojnë momente aspak të mira për shkak të mungesës së rezultateve, do të tentojnë të marrin një fitore e cila nuk ka peshë sa i përket renditjes në grup, por do të ndikonte në vetëbesimin e skuadrës.

Duket se edhe në këtë takim telashet për ekipin e përfaqësues së Kosovës janë të mëdha, pasi ka shumë mungesa. Fillimisht në bankinë nuk do të jetë trajneri Challandes për shkak që ka dalë pozitiv me COVID-19, pastaj mungojnë edhe Celina, Rashica, Kololli e Paqarada.

Ndërkohë, ndeshja Sllovenia – Kosova që zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve është e parafundit për këtë vit, derisa kampanjën Kosova e mbyll të mërkurën, kur ndeshet me Moldavinë në stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Albinfo.ch