Kosova

Rama-Vuçiqit: S’ka shanse për luftë, Kosova është shtet i pavarur

Së fundmi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar deklaratat provokuese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Sipas Ramës, nuk ka asnjë mundësi që Kosova dhe Serbia të përfshihen në luftë.

“Për çfarë lufte flitet. Çfarë lufte provok Vuçiq. Serbia e ka humbur luftën. Kosova është një shtet i pavarur dhe demokratik. Po, Kosova ka bërë shumë gabime në marrëdhëniet diplomatike dhe ka humbur shumë terren, por nuk ka shanse për gjëra të tjera, ato janë deklarata të kota”, tha Rama në pjesën e fundit në Open në Top Channel.

Në atë moment ndërhyri analisti Agron Gjekmarkaj, ku e pyeti Ramën: Përse keni pasur marrëdhënie të këqija me Isa Mustafën, Ablin Kurtin dhe Ramush Haradinajn?

“Me këtë të parin nuk kam pasur marrëdhënie të ftohura. Me dy të tjerët po. E gjitha është se ata kanë bërë lëvizje të gabuara në diplomaci dhe këtë ua kam thënë publikisht. Kosova është prioritetim im i parë në marrëdhëniet e jashtme”, tha Rama.