Kosova

Kuvendi sot voton ligjin për rimëkëmbje ekonomike

Sot Kuvendi i Kosovës do të shqyrtojë në lexim të dytë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike të shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Thuhet se seanca e jashtëzakonshme e sotme vjen menjëherë pas paralajmërimeve të ditës së sotme lidhur me shtrëngimin e masave anti-Covid dhe paralajmërimet për mbyllje totale të shtetit.

Kundër mbylljes totale janë të gjitha bizneset dhe pjesa dërmuese e qytetarëve që kanë paralajmëruar protesta në rast se ndodh kjo.

Megjithatë, kryeministri Avdullah Hoti, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe krerët e institucioneve të tjera shëndetësore po mendojnë për një mbyllje tjetër totale, si ajo e fillimit të pandemisë në Kosovë.