Lajme

Britani e Madhe: Subvencionohen 80 % pagat e punëtorëve të mbetur pa punë

Kështu ka njoftuar kryeministri Boris Johnson, derisa njoftoi për një mbyllje të re nga pandemia COVID-19 në gjithë vendin

Britania e Madhe do të zgjasë subvencionet e saj të pagave për të siguruar që punëtorët që largohen nga puna të marrin përkohësisht 80 për qind të pagës së tyre.

Kështu ka njoftuar kryeministri Boris Johnson, derisa njoftoi për një mbyllje të re nga pandemia COVID-19 në gjithë vendin.

Vendi prezantoi skemën e subvencionit të pagave në muajin mars, duke mbështetur 8.9 milionë vende pune në kulmin e saj dhe ishte parashikuar të kushtonte rreth 52 miliardë funta [57.64 miliardë euro] gjatë periudhës së pandemisë.

Bizneset duhet të kontribuojnë me 5 për qind të kostos së punësimit për punëtorët gjatë periudhës.

Po ashtu, një skemë për pagesën e qirasë do të zgjatet për bizneset, të cilave u kërkohet të mbyllen për shkak të kufizimeve dhe do të marrin grante deri në 3 mijë funta [3,325 euro].