Lajme
Italia, partner kryesor tregtar i eksporteve shqiptare
Në nëntëmujorin e 2020-ës eksportet e mallrave arritën vlerën 195 miliardë lekë, ndërsa INSTAT bën të ditur se partneri kryesor tregtar për këtë periudhë është Italia, drejt së cilës shkuan gati 46% e eksporteve.
Referuar INSTAT, eksportet drejt Italisë në vlerë llogariten 89.2 miliardë lekë. Pjesën më të madhe të eksporteve drejt Italisë e zë rupi “tekstile dhe këpucë”. Gjatë 9-mujorit, eksporti i këtij grupi llogaritet gati 57 miliardë lekë, shkruan atsh, përcjell Albinfo.ch.
Eksportet e grupit “materiale ndërtimi dhe metale” drejt vendit fqinj llogariten 8.7 miliardë lekë, ndërsa eksporti i grupit “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” llogaritet 7.4 miliardë lekë.
Por, Shqipëria eksportoi drejt Italisë edhe ushqime, që në vlerë për periudhën janar-shtator llogariten mbi 6 miliardë lekë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor