Kosova

Mbi 15 mijë të shëruar dhe 2 mijë e 192 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë është 17.943, nga 87.147 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Ndërkaq, 663 raste të vdekjes me këtë virus janë regjistruar në vend.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.088 raste, ndërsa ai i rasteve aktive është 2.192.