Lajme
Mërgimtari i kthyer nga Italia në Kosovë, fiton më shumë se në Zvicër
Ani pse shumë mërgimtarë vazhdojnë të jetojnë dhe të veprojnë në mërgim, ka edhe të tillë që zgjedhin të kthehen në vendlindje për të jetuar dhe investuar. Ngjashëm ka vepruar edhe Naim Kryeziu nga fshati Bubavec, komuna e Malishevës, i cili është kthyer nga Italia dhe ka investuar në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Në një intervistë për emisioni n’Kosove Show, Naimi tregon se familja e tij kanë traditë shumëvjeçare të merren me blegtori dhe ndër të tjera tregon se nga viti 2002 ai kishte shkuar në mërgim, ndërsa në vitin 2009 është kthyer në Kosovë dhe ka filluar të merret me blegtori.
Po ashtu ai tregon se ishte i inspiruar në Gjermani dhe Itali, tek sa shihte ferma të bukura dhe ka vendosur ta ushtrojë këtë veprimtari në vendlindje.
Në fillimet e karrierës së tij, Naimi kishte vetëm 4 krerë dele, ndërsa tani thotë se më së shumti ka pasur deri në 600 krerë dele.
Nga ana tjetër, përveç deleve, në fermen e Naimit ka edhe dhi (40 krerë), shota, bletë, pula, gusa.
Gjatë intervistës ai shprehet se nuk do të kthehej dhe një herë në Itali dhe e falënderon Zotin që nuk është në mërgim dhe nuk i bie pishman që është kthyer në vendlindje. /Albinfo.ch
Për më shumë shikoni videon më poshtë:
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës