Kosova

Linjë e re fluturimi nga aeroporti i Prishtinës për në Gjermani

Është bërë e ditur se në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nga data 16 dhjetor do të lansohet një destinacioni i ri udhëtimi për në Gjermani, transmeton albinfo.ch.

Sipas një njoftimi për media, ky destinacion do të mund të bëhet për në Karslruhe/Baden-Baden.

Pas linjave të suksesshme në aeroportin e Prishtinës, si Londra, Dortmundi, Bazelli, Milano, Memingeni, Viena dhe Budapesti, tani më kanë dalë në shitje edhe biletat për destinacionin e tetë me radhë atë të Karlsruhes/Baden Baden.

Një trend i rritjes së fluturime ka filluar hovshëm në destinacionin e Kosovës, duke shtuar edhe numrin e udhëtarëve si dhe kompanive të reja që operojnë këtu.

Duhet theksuar se Wizz Air shërben në rreth 140 destinacione në Evropë dhe në rreth 40 shtete.