Kosova

SHBA: Qytetarët amerikanë mund të udhëtojnë drejt Kosovës

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës e mirëpret faktin që Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Udhëzuesin e udhëtimeve të qytetarëve amerikanë jashtë shtetit ka hequr Kosovën nga Niveli 4, në të cilin qytetarët amerikanë këshilloheshin të mos udhëtojnë në Kosovë, duke kaluar në Nivelin 3, “për rikonsiderim të udhëtimit”.

Kjo sipas njoftimit të MSH-së vjen pas përmirësimit të situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 në Kosovë.

Ky vendim është publikuar edhe në faqen COVID-19 të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku jepen udhëzime për qytetarët amerikanë me rastin e planifikimit të ndonjë udhëtimi jashtë shtetit.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka lëshuar një njoftim/informacion shëndetësor të Udhëtimit të Nivelit 3 për Kosovën për shkak të COVID-19.

Për më shumë, gjeni linkun në vijim:

https://travel.state.gov/content/travel/en/international-travel/International-Travel-Country-Information-Pages/Kosovo.html