Lajme

Programi Botëror i Ushqimit: Duhen 6.8 miliardë dollarë për të shmangur urinë

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) do të duhet të mbledhë 6.8 miliardë dollarë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm për të shmangur urinë mes krizës aktuale COVID-19, tha agjencia të martën.

WFP, së cilës iu dha Çmimin Nobel për Paqe javën e kaluar për përpjekjet e saj për të parandaluar përdorimin e urisë si një armë lufte dhe konflikti, tha se deri më tani ka mbledhur 1.6 miliardë dollarë.

“Ne kemi shumë më shumë para për të mbledhur për të siguruar që të shmangim urinë”, tha David Beasley, drejtor ekzekutiv i WFP-së, në një konferencë të organizuar nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e KB-së (FAO).

Beaseley gjithashtu vuri në dukje se 7 milionë njerëz kanë vdekur nga uria këtë vit, pasi pandemia COVID-19, e cila mund të dyfishojë urinë në gjithë botën, mori edhe 1 milion jetë të tjera, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.