Lajme
Kur do t’i marrin vendet e BE-së fondet e tyre të rimëkëmbjes?
Në gjysmën e parë të vitit 2021 qeveritë mund të marrin parafinancim deri në 10% të shumës totale të aprovuar në planet e tyre përkatëse, për të vazhduar pastaj me pjesën tjetër
Vendet e Bashkimit Evropian do të marrin hua së bashku dhe më pas do të shpenzojnë 750 miliardë euro gjatë tre vjetëve të ardhshme për të hequr ekonominë nga recesioni më i thellë në histori, të shkaktuar nga pandemia e COVID-19.
Nga 750 miliardë euro që do të huazohen nga BE, 360 miliardë do të shpërndahen në kredi të lira dhe 312.5 miliardë në grante.
77.5 miliardë të mbetura do të shpenzohen për skema të tjera të BE-së që adresojnë pasojat e pandemisë COVID-19.
Qeveritë e BE-së duhet të sqarojnë se për çfarë duan të shpenzojnë fondet në “planet e rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë” – paketa koherente të reformave dhe projekteve të investimeve që do të zbatohen deri në vitin 2026.
Komisioni Evropian do të kontrollojë këto plane për të parë nëse ato janë në përputhje me atë që vetë Komisioni ka përshkruar në rekomandimet e tij vjetore për secilin vend të BE-së.
Të paktën 37% e parave duhet të shkojnë për projekte që ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e ndryshimeve klimatike dhe të paktën 20% në dixhitalizimin e ekonomive.
Paratë e gatshme mund të kërkohen për projektet që kanë filluar nga 1 shkurti 2020, e tutje. Nga 312.5 miliardë euro në grante, 70% do të ndahen në vitet 2021 dhe 2022. Alokimet do të jenë proporcionale me popullsinë e një vendi, anasjelltas të PBB-së së tij dhe shkallës mesatare të papunësisë në periudhën 2015-2019.
Kur do t’i marrin fondet qeveritë?
Në gjysmën e parë të vitit 2021, më shpejt, qeveritë mund të marrin parafinancim deri në 10% të shumës totale të aprovuar në planet e tyre përkatëse.
Pjesa tjetër do të paguhet me këste, nëse dhe kur projektet e miratuara arrijnë piketat dhe synimet e rëna dakord. Kjo do të kontrollohet nga Komisioni dhe qeveritë e BE-së.
Planet do të dorëzohen zyrtarisht nga 1 janari 2021 deri më 30 prill 2021, por qeveritë mund të fillojnë t’i dërgojnë ato nga 15 tetori, në mënyrë që ato të diskutohen me Komisionin dhe të jenë gati për aprovim sa më shpejt që fondet të jenë në dispozicion ligjërisht, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor