Kosova

Kosova, shteti me më pak të prekur nga shtetet ballkanike

Kosova për dallim nga shtetet Ballkanike, po shënon numër më të paktë të rasteve me Covid.

Kosovë – Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm Gjakovë dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Pejë).”, thuhet në njoftimin e Institutit, transmeton albinfo.ch.

Shqipëri – Shifra të larta të infektuarish me Covid janë regjistruar në Shqipëri të dielën, 168 raste të reja pozitive me COVID-19. Veç Tiranës, një numër i lartë rastesh është regjistruar edhe në Elbasan e Korçë.

“Në 24 orët e fundit janë kryer 943 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 168 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar në 9500 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë, transmeton tutje albinfo.ch.

Nga ana tjetër, Maqedonia e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.648 teste, ndërsa janë regjistruar 383 raste të reja me COVID-19.

Sipas qyteteve: Shkup-201, Kumanovë-11, Shtip-21, Prilep-20, Tetovë-8, Strugë-5, Veles-9, Manastir-12, Ohër-4, Kavadar-7, Gostivar-6, Gjevgjeli-8, Strumicë-20, Kriva Pallankë-6, Radovish-7, Koçan-7, Probishtip-3, Berovë-5, Vallandovë -4, Vinicë-1, Dellçev-4, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-4, Resnjë-2, Negotinë-3. /Albinfo.ch