Lajme
Rimëkëmbja britanike humb vrullin, ekonomia rritet vetëm 2.1% në gusht
Ekonomia britanike u rrit me një hap ndjeshëm më të ngadaltë gjatë gushtit, duke rritur më tej frikën për një rimëkëmbje të dobët pas krizës që u shkaktua nga pandemia, tregojnë të dhënat më të fundit që vijnë nga ishulli. Kështu, prodhimi i brendshëm bruto i vendit u rrit me një normë prej vetëm 2.1% gjatë gushtit, krahasuar me muajin paraardhës, që është edhe norma më e ulët që prej majit, kur edhe nisi rimëkëmbja.
Shifra nuk është as sa gjysma e parashikimeve të ekonomistëve të Reuters, që flisnin për një normë rritje prej 4.6%. “Ndërkohë që të dhënat e fundit konfirmojnë një vijim të ringjalljes së ekonomisë gjatë gushtit, reduktimi drastik i termave të rritjes, sinjalizon se rimëkëmbja mund të ketë humbur vrullin, me prodhimin ende shumë larg niveleve të para krizës”, thonë ekonomsitët. Më shumë se gjysma e rritjes gjatë gushtit erdhi nga sektori i akomodimit dhe ai i ushqimit, ku prodhimi u regjistrua në rritje me 71.4%. Paundi britanik u dobësua ndaj dollarit amerikan menjëherë pas publikimit të këtyre të dhënave.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor