Lajme

Berlini dhe Frankfurti, dy qytetet më të goditura nga COVID-19 në Gjermani

Kryebashkiaku i Berlinit, Michael Müller, njoftoi se do të marrë masa më të rrepta kundër pandemisë, pasi ekspertët e shëndetit deklaruan se qyteti kishte shkelur shumë rregulla.

Berlini ka eskaluar me 53 raste të reja të koronavirusit për 100.000 banorë në shtatë ditët e mëparshme.

Në Gjermani, një zonë me mbi 50 infeksione të reja të virusit korona për 100.000 njerëz brenda një jave konsiderohet zyrtarisht e rrezikshme dhe thyerja e këtij pragu ka të ngjarë të shkaktojë kufizime të reja, si kufizime në udhëtime, jetën shoqërore, distancim social, bare, restorante, parqe dhe institucione edukative arsimore.

Frankfurti, i cili njihet si qendra financiare gjermane, e ka kaluar numrin e të prekurve me virus me mbi 50 raste për 100.000 banorë gjatë shtatë ditëve të fundit. Frankfurti kishte marrë masa kundër pandemisë, por qytetarët filluan të mos i respektojnë ligjet dhe masat mbrojtëse.

Ministri i Shëndetësisë,  Jens Spahn, e kritikoi qasjen e qytetarëve injorantë. Ai tha: “Unë jam shumë i shqetësuar për këtë”, duke bërë thirrje që qytetarët ta mbajnë distancën dhe t’u binden masave higjienike për ta mbrojtur veten, familjen dhe shoqërinë e tyre.