Lajme

Integrim i suksesshëm i diasporës kosovare në Zvicër

Ambasadori zviceran në Kosovë, Thomas Kolly, është pritur nga kryeministri Avdullah Hoti në ditën e djeshme. Ata diskutuan për rëndësinë e marrëdhënieve të mira mes Zvicrës dhe Kosovës.

Po ashtu temë diskutimi ishte integrimin e suksesshëm i diasporës kosovare në Zvicër, jo vetëm në sporte, por edhe në ekonomi dhe në politikë.

Ambasadori Kolly theksoi se qeverisja e mirë dhe liria e shprehjes janë atribute thelbësore të shteteve demokratike dhe se Zvicra do të mbështesë më tej reformat në këto fusha në dobi të qytetarëve të Kosovës.