Lajme
BB: Deri në 8.8 % tkurrje ekonomike në Kosovë këtë vit
Ekonomia e Kosovës pritet të tkurret deri në 8.8 për qind këtë vit, sipas parashikimit më të ri për ekonominë në rajonin Evropë dhe Azi Qendrore, të publikuar sot nga Banka Botërore.
Në njoftimin në Facebook nga BB, theksohet se pandemia COVID-19 ka shkaktuar rënie në eksportin e shërbimeve dhe zvogëlim të investimeve dhe konsumit.
“Qeveria është përgjigjur shpejt, duke siguruar përkrahje për firmat dhe punëtorët, megjithatë punësimi pritet të ulet, ndërsa varfëria të rritet. Remitencat në rritje pritet të zbusin ndikimin e tkurrjes ekonomike. Rimëkëmbja pritet të jetë më e ngadalshme se sa është parashikuar më herët, meqenëse pandemia po zgjat më shumë se sa pritej, duke penguar kështu rritjen ekonomike në vitin 2021”, theksohet në raport.
Tutje thuhet se si një ekonomi kryesisht e bazuar në shërbime, Kosova ishte veçanërisht e ndjeshme ndaj COVID-19.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor