Kosova

Prokuroria e Speciales: Brenda 30 ditësh do të dorëzohet aktakuza ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se synon që brenda 30 ditësh ta dorëzojë aktakuzën në rastin e krerëve të OVL-së së UCK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Këtë e ka bërë prokurorja gjatë seancës së sotme të paraqitjes së Gucatit.

“Janë disa hapa të domosdoshëm hetimorë që do të ndërmerr zyra jonë, përfshirë informacionet nga dëshmitarët që janë ndier të kërcënuar si dhe analizimi i materialeve të sekuestruara se telefona, kompjuterë dhe të tjera”, ka thënë ajo.

“Konfirmojmë se prokuroria ka ndërmend që ta dorëzojnë aktakuzën brenda një periudhe 30 ditore”.

Prokurorja e ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Gucatit me kusht.9