Kosova

Sot në Bruksel vendoset nëse kosovarët mund të futen në shtetet e BE-së

Nëse qytetarët e Kosovës do të lejohen ose jo të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian nga 1 tetori, do të vendoset sot.

Takimi që ka për temë diskutimi rishikimin e listës së vendeve të treta që lejohen të kalojnë kufijtë e jashtëm të BE-së bazuar në situatën epidemiologjike është duke u mbajtur tani.

Parakushtet për të qenë në hartën e gjelbër pas rënies së madhe të shifrave me COVID 19, Kosova e ka përmbushur.

Por, vendimi përfundimtar i Bashkimit Evropian mund të ndikohet më shumë nga situata në shumicën e vendeve të BE-së, ku ka shpërthim të rasteve me Covid19 dhe kur shumë shtete janë duke konsideruar mbylljen e kufijve pas rritjes së shifrave.