Kosova

46 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 560 mostra nga të cilat 46 kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë numri i personave të prekur me këtë virus ka arritur në 15.425 raste.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 560 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15.425 raste nga 65.454 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 619 raste të vdekjes”, përfundon njoftimi.