Lajme

Qeveria zvicerane pret deficit prej 2,5 miliardë CHF për vitin 2021

Qeveria zvicerane pret një deficit buxhetor prej 2.5 miliardë CHF vitin e ardhshëm, për shkak të më shumë masave për t’u marrë me krizën e koronavirusit.

Qeveria dhe Parlamenti kanë miratuar javët e fundit masa shtesë që mund t’i kushtojnë Zvicrës 1,4 miliard CHF vitin e ardhshëm, thotë një njoftim për shtyp i kabinetit të premten.

Në njoftim thuhet se “duke pasur parasysh kufizimet e vazhdueshme dhe gjendjen ende të pasigurt, masat e mëtejshme mbështetëse për të trajtuar pandeminë COVID-19 janë planifikuar për 2021”.

Këto përfshijnë mbështetjen për transportin publik (514 milionë CHF), kompensimin e humbjes së fitimeve (490 milionë CHF), ndihmën financiare për sektorin e kulturës (130 milionë CHF), si dhe 250 milionë CHF për rikapitalizimin e kontrolluesit zviceran të trafikut ajror Skyguide. Shpenzimet e buxhetuara për vitin 2021 tani janë 78.3 miliardë CHF, 3.9% më shumë krahasuar me buxhetin e vitit 2020, i cili u detyrohet “pothuajse ekskluzivisht shpenzimeve të lidhura me COVID-19”, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.