Lajme

“Volvo” vazhdon shitjet, pavarësisht pandemisë

Kompania “Volvo”, e blerë nga Geely Holding i Kinës më 2010, ka ripozicionuar veten gjatë mandatit të Samuelsson si një prodhues makinash premium, me një sërë automjetesh të mirënjohura sportive (SUV).

Kompania shënoi një rekord të gjashtë vjetor radhazi të shitjeve më 2019, me më shumë se 700,000 makina, edhe pse u godit nga pandemia në fillim të këtij viti, ka parë një reagim të mprehtë në muajt e fundit, i ndihmuar nga forca në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara.

“Ne kemi një valë të dytë në Evropë që po e bën perspektivën pak më të pasigurt, por korriku dhe gushti filluan shumë mirë dhe për shtatorin jemi afërsisht në të njëjtin nivel me vitin e kaluar”, tha Samuelsson për Reuters, përcjell albinfo.ch.

“Për pjesën tjetër të vitit do të thosha se do të kthehemi përafërsisht aty ku ishim vitin e kaluar”, shtoi ai.